Pranga dy të dyshuarve për marrje me prostitucion

loading...

f1_13prostit1363178237

loading...
Ferizaj, 13 mars – Në orët e pasdites dje në Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar për marrje me prostitucion.

K.K, 27 vjeçar dhe V.SH 33 vjeçare janë zënë në flagrancë, duke u marrë me prostitucion me pagesë.

Të njëjtit janë identifikuar nga njësiti i hetimeve të krimit me qenie njerëzore. Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar veprën, raportoi indeksonline . Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në procedurë të shpejtë në Gjykatën për Kundërvajtje.

loading...