Prag “Euro 2016”, tronditet Shqipëria, De Biasi drejt Italisë

loading...


Gianni de Biasi braktis Shqipërinë në prag të Europianit të “Francë 2016”. Mediat italiane kanë publikuar disa foto të një takimi sekret të trajnerit me drejtues të Federatës Italiane të Futbollit, pranë zyrave të Institucionit.

Në fakt emri i De Biasit prej kohësh përflitej si pasuesi i Antonio Contes te të Kaltërit, por tashmë gjithçka është konfirmuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi, që po sipas mediave të vendit fqinj, do të ndodhë në pasditen e sotme.

Italy’s head coach Antonio Conte (L) poses for a photo with Albania’s head coach Gianni De Biasi prior the friendly soccer match Italy vs Albania at the Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, 18 November 2014. ANSA/LUCA ZENNARO

Ky lajm është një goditje e madhe për Kombëtaren Shqiptare, që pas kualifikimit historik në Europian, tashmë duhet të mendojë urgjentisht për pasuesin e 59-vjeçarit. Emrat që mendon Federata Shqiptare janë ato të Besnik Hasit, i cili është drejt largimit nga Anderlecht si dhe ai i Igli Tares, Drejtor Sportiv te Lazio.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i disa prej lojëtarëve të Kombëtares Kuqezi, të cilët janë shokuar nga ky lajm, duke mos e kuptuar arsyen e këtij vendimi nga ana e De Biasit.

Lojtaret e Kombetares

Gjithsesi, harrojini ato që lexuat dhe Gëzuar 1 Prillin.
de

loading...

loading...