Postoi foton e të dashurit në Twitter, vajzën e gjen “belaja” me komentuesit për këtë detaj

Thuhet se në botë ka shtatë persona pothuajse identikë me ne, por ndoshta ajo që kjo grua e re nuk e ka menduar kurrë është se i dashuri i saj nuk ishte as më pak e as më shumë se identiku i mbretit të Pop-it, Michael Jackson.

Përdoruesja e Twitter, Lourdes publikoi pa dashje një selfie që i dashuri i saj sapo ia kishte dërguar, pa menduar se kjo foto do merrte dhenë që nga 19 shtatori e sot.

Mijëra njerëz filluan ta shpërndanin foton me të tjerët dhe të komentonin njëzëri ngjashmërinë e pabesueshme të djalit me këngëtarin e vdekur Michael Jackson.

Më duhet të them se para që ta shikoja përshkrimin e fotos nuk e vura në dyshim që ishte Michale Jackson, ata kanë ngjashmëri të frikshme! Unë ende nuk e kuptoj se si kjo vajzë nuk e ka vënë re më përpara ngjashmërinë e madhe”, ishte komentin i një djali në foton e gruas, shkruan “Fabiosa”.

Epo, janë edhe disa teori që thonë se Michael Jackson është akoma gjallë, gjithsesi ndoshta ky djalë në foto nuk është rasti për të aluduar.