Postoi foto duke u puthur në buzë me djalin e saj, Adrola: I pranoj të gjitha…

Adrola Dushi postoi në rrjetet sociale një foto, në të cilën shfaqej duke u puthur në buzë me djalin e saj të vogël, Troin.
Pas kësaj një lumë komentesh negative u vërsulën në profilin e modeles së njohur shqiptare.

Komente të cilat e detyruan Adrolën ta fshinte foton. Por gjërat kanë ndryshuar, pasi ajo e ka postuar sërish foton duke shkruar pranon kritika për gjithçka, por jo sesi ajo të rrisë djalin e saj.

Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë.

Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’u flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vetëm transmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë.

Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo, aq më pak të më ofendoni”, shkruan Adrola krahas fotos.