Postieri në hall nga pula[video]

loading...

f1_10-pula1357827741

loading...
Postieri i tmerruar çdo ditë zihet në pritë nga një pulë që e sulmon pareshtur derisa ai dërgon letrat në fshatin Dunsly, North Yorks.

Zogu temperament që për banorët e fshatit njihet me emrin “Mr Attitude”, e pret çdo ditë te hyrja e fshatit për të sulmuar postierin. Ai fluturon në fytyrën e tij, e ndjek derë më derë dhe e sulmon veturën e tij.

Barry Hutchinson, 39 vjeç ka thënë se kur erdhi për herë të parë në këtë fshat, pula dukej shumë e shoqërueshme me të.

“Për herë të parë dukej shumë e këndshme, por dita ditës u bë edhe më e dhunshme”, ka thënë ai. “Nuk dua ta lëndoj, mirëpo çdo ditë i them mos më me picko!”.

Ai ka thënë se fermerët e fshatit i kanë kërkuar atij ta vrasin mirëpo Barry nuk e dëshiron këtë.

“Nuk e dua atë të vdekur, por vetëm të mos më urrej”, ka thënë ai.

Simon Mayes, nga shoqata e fshatarëve ka thënë se zogu është duke u bërë gjithnjë e më terrorizues.

“Barry duhet t`i tregojë se kush është shefi”, ka thënë ai.

loading...