Portierit i vdes e ëma, ja si e surprizojnë tifozët kundërshtarë (VIDEO)


Futbolli është sporti më i bukur edhe për emocionet që të falë edhe përtej asaj që ndodh në fushë.

Gjatë ndeshjes mes Go Ahead Eagles dhe Nac Breda, është shënuar një moment prekës. Tifozët vendas i kushtuan një homazh portierit kundërshtar Jelle ten Rouëelaar, 36 vjeç, lojtarit simbol të Bredas.

E ëma e portierit u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare.

Në minutën e 61-të të takimit, tifozët bënë një gjest prekës. I gjithë stadiumi këndoi me zë të lartë “You’ll never walk alone” (“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”), duke e prekur portierin.
Untitled