Portieri ha gol dhe shqelm fytyrës! (Video)

loading...

loading...

Protagonist i incidentit është Alan Sheehan, futbollist i Notts County, i cili në ndeshjen miqësore të para tri ditëve përballë kampionëve të Turqisë, Galatasaray, pushtoi faqet e gazetave. Dhe kjo jo për nivelin e lartë të lojës që tregoi në fushë, por për shkelmin në fytyrë që ia dha portierit të tij. I nxehur pas golit të Burak Yilmaz, mbrojtësi donte të nxirrte inatin mbi topin që po dilte nga rrjeta, por fatkeqësisht gjeti kokën e shokut të tij. Portieri qëndroi disa minuta në tokë dhe pas ndihmës mjekësore nuk pati asnjë problem me shëndetin edhe pse goditja ishte e frikshme. /LajmeOnline/

loading...