Portieri bëhet sulmues dhe shënon gol (Video)

loading...

loading...

Renan, portieri brazilian i ekipit Carlos Barbosa, i ka befasuar të gjithë duke e shënuar një gol të bukur të hënën, në ndeshje me Atletico Erechim. Ai e bëri një dalje individuale, duke i kaluar të gjithë rivalët, për ta shënuar më pas golin e pestë të ekipit të tij. Në të kaluarën jemi mësuar t’i shohim portierët duke shënuar nga porta e tyre, ose me kokë pas ekzekutimit të kornerit. Mirëpo, të niset portieri nga goli i tij dhe të shënojë në portën kundërshtare, asnjëherë. /LajmeOnline/

loading...