Porositi kafe në Durrës, vajza mbetet pa fjalë nga ajo që i sjell kamarieri

Mungesa e ujit na prek të gjithëve drejtpërdrejtë. Qyteti i Durrësit ka patur gjithnjë probleme me këtë pjesë dhe kjo ka ndikuar edhe tek bizneset e konsumatorët.

Një vajze i ka ndodhur një skenë e pazakontë kur porositi një kafe në një lokal buzë detit.

Në momentin që kamarieri i solli kafen, në filxhan vajza pa një gjysmë pipe dhe jo një lugë siç duhet të ndodhte zakonisht.

Justifikimi i kamarierit ishte që lokali nuk kishte ujë të lante lugët dhe kjo mënyrë ishte mjaft praktike për të përzier kafen.

Kjo ka ndodhur sot ne nje lokal ne Durres! Ngela e habitur! Klienti lugen mund ta shohi kur eshte e palare, por se dimë a me kane lare filxhanin! Justifikimi i kamarierit ishte qe nuk kishte uje per ti lare,- shkruan vajza.