Polonishtja gjuha e dyte me popullore ne Britani

loading...

Polonishtja është duke u shndërruar gjithmonë e më shumë në një gjuhë masive në Britaninë e Madhe dhe tashmë renditet në vendin e dytë me vetëm anglishten që flitet më shumë në ishull. Rezultatet e fundit të censusit në Britani treguan se si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshëm të numrit të emigrantëve polakë numri i rezidentëve që flasin polonisht si gjuhë të parë ka kaluar 546 mijë persona.Në Londër ku numri i emigrantëve është shumë më i madh një në pesë persona ka një gjuhë tjetër në vend të anglishtes si gjuhën e parë ndërsa 140 mijë rezidentë në të gjithë vendin nuk dinë të flasin anglisht me dy milionë në total që flasin “mirë” ose “disi”.Përsa i përket gjuhëve më të folur pas polonishtes vijnë radhazi katër dialekte të folura në krahina të ndryshme indiane pasuar nga arabishtja frëngjishtja kinezçja me dialektet e saj dhe portugalishtja. Në total anglishtja është gjuhë e parë për 92 të popullsisë ose 50 milionë persona por popullarizimi i gjuhëve të tjera flet qartë për rritjen e vazhdueshme të ndikimit të emigrantëve në kulturën britanike.

loading...