Politikanët që e injoruan Majlindën, sonte po thurin lavde për të! [VIDEO]

Asnjë prej personaliteteve të njohura të politikës në Kosovë, nuk kishte dalë ta priste Majlindën, ditën kur në Kosovë u kthye me medalje të artë nga Parisi, raporton GazetaBlic.

Krenaria e popullit shqiptar në shkurt të këtij viti, ia kishte zbardhur edhe njëherë fytyrën Kosovës, megjithëkëtë, ndonëse me medalje të artë erdhi në Kosovë, të gjithë politikanët e injoruan. Të gjithë ata që sot po e urojnë për medaljen tjetër të artë, të cilën Majlinda e rrëmbeu në Rusi tash, as që kishin marrë mundin të shkonin në aeroport. Ose të paktën, ta çonin dikë në vend të tyre!

Madje, ditën kur Majlinda qe kthyer në vendlindje, bashkë me kthimin pati përjetuar edhe zhgënjimin. Ajo pati thënë, se jo të gjithë kanë kohë të dalin e ta presin kur kthehet me medalje, ndonëse kur është koha për t’u lavdëruar, nuk hezitojnë fare.

“Kur është për t’u lëvduar, të gjithë kanë qejf, e kur ne i sjellim Kosovës medalje të mëdha, jo të gjithë kanë kohë të vijnë”, pati deklaruar ajo për klankosovën, përcjellë GazetaBlic.

Përkundër kësaj, xhudisja me famë botërore pati thënë se nuk po mirrej me këtë gjë. Përkundrazi, siç qe shprehur ajo, atë kohë po përgatitej për karrierën e saj.

“Nuk po merrem aspak me atë nëse del dikush të më presë apo jo, kam punën time, i kam garat e mia, po fokusohem në karrierën time. Kështu që kush dëshiron të dalë, del”, pati shtuar ajo.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka qenë ndër të parët që e ka uruar Kampionen Botërore të xhudos për sot.
Fitoren e Kelmendit, Mustafa e ka cilësuar si një sukses tejet të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
“Majlinda Kelmendi ngriti lart simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, sukseset e fundit në sport (ai i Majlindës, Norës dhe Sigal Prishtinës), mund të bëjnë që viti 2016 të hyjë në histori.

“Me këtë ritëm të sukseseve në sport dhe lëmenjtë tjerë të jetës, ky vit mund të hyjë në histori për rezultate kulmore. Të punojmë së bashku që ta bëjmë realitet një gjë të tillë. Urime Kosovë”, ka shtuar ai në facebook.

I menjëhershëm ka qenë edhe urimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Ai ka vlerësuar se fitoret e sotit janë shenja të mira për më tutje.

“Majlinda e fitoi të artën edhe në Evropianin e xhudos në Kazan. Urime edhe Norës për suksesin.
Shenja premtuese në prag të debutimit të shtetit tonë në Lojërat Olimpike në Rio”, ka shkruar Thaçi.

E një veprim të ngjashëm me dy figurat e mësipërme, kanë bërë edhe dy liderët e partive opozitare.
I pari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke i uruar të dy xhudistet e Kosovës, të cilat vazhdimisht po i sjellin medalje Kosovës, iu ka uruar suksese në vazhdimësi, raporton GazetaBlic.

“Urime të përzemërta për Ju Majlinda & Nora! Gjithë Kosova, krenarë me ju!

Suksese edhe në sfidat e rradhës”, ka thënë Haradinaj përmes një shënimi në faqene tij zyrtare në facebook.

Një urim për dy vajzat e arta të Ksoovës, nuk ka lënë pa çuar as edhe lideri i NISMA-s Fatmir Limaj.

“Urime Majlinda! Urime Nora! Suksese çdo herë për Ju”, ka shkruar Limaj.majlinda-kelmendi_9073