Politikanet me te paguar ne bote? Ja cilet jane.

Debati mbi pagat ne sektorin publik dhe sidomos mbi ato te politikaneve vazhdon pa ndërprerje. Po ne fakt sa marrin politikanet me te paguar ne bote? Cilet jane ata?

a2bb0fdd-89f4-40ce-8a5a-d99af883bd41---0-

 

Debati mbi pagat ne sektorin publik dhe sidomos mbi ato te politikaneve vazhdon pa ndërprerje. Po ne fakt sa marrin politikanet me te paguar ne bote? Cilët janë ata?

1. Lee Hsien Loong

Nga 2008-ta deri ne 2012-ën, Lee Hsien Loong, kryeministri i Singaporit, ka pasur një rroge vjetore prej 3,87 milion dollarësh singapuriane (2,37 milion euro). Ne janar te vitit te kaluar, rroga e tij u ul me 25% ne mënyrë qe te arrinte 3,1 milion dollarë singapuriane (1,89 milion euro).

2. Leung Chun-ying

Qe nga gjysma e vitit 2012-te, Leung është ne krye te qytetit te Hong Kongu-ut, një funksion ky qe i sjell atij afro 620.000 dollarë ne vit (465.000 euro). Ne korrik te vitit te kaluar, ai ka zëvendësuar Donald Tsang-un, i cili është dënuar për korrupsion.

3. Julia Gillard

Ne vendin e trete renditet e vetmja femër ne liste, kryeministrja australiane Julia Gillard. Ajo fiton 495.430 dollarë australiane ne vit (391.000 euro). Vitin qe kaloi, rroga e saj u rrit me 3%. Para se te behej kryeministre ajo ka drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe atë te Punës.

4. Raila Odinga

I katërti politikan me i paguar ne bote është Raila Odinga, kryeministri i Kenya-s. Me një rroge prej 427.886 dollarësh (320.500 euro), ai fiton thuajse 240 here me shume sesa një rroge mesatare ne vendin e tij. Odinga, babai i te cilit ka qene zëvendës president, është zgjedhur ne 2007-ën, por betimin e ka bere vetëm ne 2008-ën, pasi edhe një parti rivale kishte shpallur fitoren ne te njejten kohe me partine e tij.

5. Barack Obama

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, ka një rroge vjetore prej 400.000 dollarësh (300.000 euro). Përveç kësaj, ai merr edhe një dëmshpërblim jo te tatueshëm prej 50.000 dollarësh (37.000 euro) për shpenzimet qe kryen nga funksioni qe mban.

Përveç kësaj Obama ka edhe disa avantazhe ekstra-legale si për shembull përdorimi i Shtëpisë se Bardhe ne Washington apo i rezidencës dytësore te Camp David-it ne Maryland. Ai ka gjithashtu një makine te blinduar, dy Boing-e dhe një helikopter, gjithmonë ne dispozicion.