Policja poston video provokative në Facebook, pushohet nga puna (Video)

policja-1468322817-6787450

Veshje seksi dhe një kërcim provokues. Është kjo ajo që shihet në një video të publikuar në Facebook, nga një police ruse, e cila përfundoi në telashe. Shkel syrin, dhuron puthje dhe kërcen mbi taka shumë të larta, duke pyetur kolegët me shaka nëse kërcen mirë. Por ky veprim i saj nuk i ka pëlqyer shumë policisë së Moskës, e cila e pushoi nga puna 26- vjeçaren e identifikuar vetëm me emrin Kristina, e cila e kishte publikuar videon në një grup në Facebook. Më pas ajo shkroi në profilin e saj se ishte një video private dhe se nuk ishte as e droguar apo e dehur, por se gjithçka ishte bërë gjatë kohës së saj të lirë. E reja deklaroi se do e ankimojë vendimin për pushimin nga puna, duke e cilësuar të padrejtë.