Policit i vjedhin targat e makinës së shërbimit

loading...

Një oficeri të Policisë së Shtetit, me detyrë në shërbimin e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, i vjedhin targat e automjetit që ai përdor gjatë detyrës që kryen. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bllokut të pallateve “Çabej”, në rrugën “Besim Alla”, mes zonës së Kombinatit dhe Yzberishtit, në Tiranë.
f.0709192225646_m

loading...

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se oficeri i Policisë, Endrit M., 31 vjeç, ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin Nr.6 të Policisë, ku ka treguar se mjeti i punës ka qenë i parkuar pranë pallatit ku banon, transmeton Panorama.

Në kallëzimin e tij, oficeri Endrit M. është shprehur se: “Rreth orës 21:00, në rrugën ‘Besim Alla’, në parkingun publik buzë rrugës, më kanë vjedhur dy targat e mjetit të punës në Polici, fuoristradë tip ‘Nissan’, modeli ‘Patrol’, ngjyrë gri, me targa TR 6839 P, të cilën e kam në përdorim me firmë në përgjegjësinë time”.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, mjeti është përdorur për shërbime të ndryshme që ka kryer oficeri që ka bërë kallëzimin, gjatë operacioneve të kryera në bashkëpunim me kolegët e tij të Forcës së Posaçme. Dyshimet e të dëmtuarit shkojnë drejt një veprimi të kryer me qëllime dashakeqëse për ta dëmtuar për shkak të detyrës.

Menjëherë pas denoncimit të kryer nga ana e oficerit Endrit M., ka nisur hetimi për identifikimin e autorëve të ngjarjes, në mënyrë që të parandalohet ndonjë vepër kriminale që mund të kryhet me një automjet, të cilit për t’u kamufluar mund t’i vendosen targat e vjedhura. /LajmeOnline/

loading...