Policia serbe plagos një shqiptar

plagosja_

Një shqiptarë është plagosur nga një pjesëtar i xhandarmarisë serbe në një mal të Podujevës gjersa ishte duke prerë dru në malin e tij. Personi i plagosur ishte plagosur gjatë kohës kur po priste dru në mal.“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë … dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për Lajmeonline.

I plagosur është nga fshati Metehi, por është plagosur në Ponashevcë, përderisa nuk është në rrezik për jetë.
“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë … dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për gazetarin e Lajmeonline.
I plagosuri i cili është nga fshati Metehi të Podujevës, thotë se plagosja ka ndodhur në fshatin Pozharec.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në paditën e vonshme të së mërkurës.

Rastin e ka pohuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se nuk ka informacioni se kush e ka kryer plagosjen.“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur është nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.