Policia sekuestron tetë vetura të auto salloneve

loading...

f1_16-autos-balline-te-kronika1363445045

loading...
Prishtinë 16 mars – Më 14 mars 2013, njësiti i Auto Krimeve, i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e auto salloneve.

Operacioni policor është realizuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura dhe ka rezultuar me sekuestrimin e tetë (8) veturave, thuhet në një njoftim të sotëm për media të Policisë së Kosovës.

Prej tyre shtatë nga veturat e sekuestruara dyshohen për ikje nga pagesa doganore dhe njëra si e falsifikuar, për çka është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar  rreth treqind (300) vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, kurse deri me tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

loading...