Policia sekuestrohen tetë vetura pranga të dyshuarëve

prangat policore

Me datë 14 mars 2013, njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e auto salloneve.

 Operacioni policor është realizuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura dhe ka rezultuar me sekuestrimin e tetë (8) veturave.

Prej tyre shtatë (7) nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra (1) prej tyre dyshohet  si e falsifikuar , për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.

 Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar  rreth treqind (300) vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, deri me tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrolluse policore  dhe njësitet speciale.