Policia “s’e pa” Azem Sylën në Komoran (VIDEO)


Fjalim nuk mbajti, por ishte në mesin e mysafirëve më të lartë.

Në Komoran, deputeti Azem Syla u gjend pranë kreut të Kuvendit, Kadri Veselit dhe shefit të qeverisë, Isa Mustafës, kur u përurua kjo shkollë në Komoran, njofton Klan Kosova.

Por, pavarësisht kësaj pranie publike, policia po del se nuk ishte në dijeni për vendndodhjen e tij, të paktën ne 10 ditët e fundit.

Kësi arsyetimi, forcat e rendit i kanë dhënë prokurorisë së shtetit, të mërkurën kur në një operacion të madh, dështoi kapja e tij.

Vetë drejtuesit e policisë, nuk i kanë dhënë Klanit sqarime për këtë mungesë informacioni.
E dikush që i njeh mirë procedurat e bashkëpunimit midis policisë dhe prokurorisë, vlerëson se këtu pati neglizhencë.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.
lale