Policia në aksion..LAJM I SAPO ARRITUR Ja kundër kujt po zhvillohet ky aksion!


Policia në Gjilan njofton qytetarët se nëse gjatë kontrollit të automjeteve me targa të huaja nuk është i pranishëm pronari legjitim përveç shqiptimit të dënimit edhe do të konfiskohet automjeti deri kur pronari do ta tërheqë atë.

Policia Rajonale e Gjilanit ka nisur sot një operacion 10-ditor, qëllimi i të cilit do të jetë identifikimi dhe përcjellja e veturave me tabela të huaja, të cilat po qarkullojnë në kundërshtim me ligjin.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës njofton se kohëve të fundit në zonën e përgjegjësisë së DRP-së Gjilan vërehet një numër i konsiderueshëm i automjeteve që qarkullojnë në rrugë me targa të shteteve të huaja.

Sipas Policisë, dyshohet se disa automjete të tilla janë sjellë nga qytetarët tanë që punojnë në botën e jashtme dhe të njëjtat i janë lënë bashkëfamiljarëve të tyre për t’i shfrytëzuar në Kosovë.

Dispozitat ligjore të Ligjit mbi Sigurinë e Trafikut Rrugor nuk lejojnë që automjeti me targa të huaja të drejtohet nga vozitësit vendas nëse nuk është prezent pronari i automjetit.
Po ashtu, Policia njofton qytetarët që në raste të kontrollimit të këtyre automjeteve me targa të huaja, në rast mosprezence të pronarit të veturës përveç shqiptimit të një dënimi-tikete do të konfiskohet vetura deri në kohën kur pronari do ta tërheqë atë. Në kuadër të këtij operacioni të emërtuar “Tigri” do të kontrollohen automjetet që kanë vendosur në xhamat e tyre folija, gjë që bie ndesh me nenin 200 paragrafi 2 LMSKRr, apo vendosjen e shenjave të ndryshme dekorative.

Dje, KALLXO.com raportoi se Dogana e Kosovës ka konfiskuar nja 50 vetura të padoganuara. Operacioni ishte ndërmarrë pas një raportimi të një qytetari në KALLXO.com sipas të cilit në Abri të Epërme të Drenasit është një depo e makinave të padoganuara. Ky raportim pas verifikimit i është transmetuar Doganës, e cila edhe e ka ndërmarrë operacionin.

/Kallxo.com
kosov