Policia kufitare shfaqet papritur në breg, kush janë vajzat me bikini që hipën në skaf? (VIDEO)

loading...

loading...

jë situatë e veçantë ka ndodhur ditën e sotme në një prej pak plazheve të virgjëra që kanë ngelur në Shqipëri. Teksa të shumtë janë ata që kanë preferuar jugun për tu qetësuar gjatë kësaj fundjave, disa të rinj kanë shkuar në plazhin e Krorëzit, pa shkuar në Kakome, Sarandë.
Bëhet fjalë për një zonë ku nuk mbërrihet dot me makinë, por vetëm në rrugë detare. Të rinjtë kanë qenë duke bërë plazh, teksa kanë vënë re se po i afrohej bregut një skaf i rojeve bregdetare.
Mjeti ujor ndaloi në afërsi të bregut, ku hipën disa persona të veshur civil, me rroba banje dhe që po shijonin diellin.
Siç duhet dhe nga pamjet, nuk janë person që po shoqërohen për ndonjë sqarim nga ana e policisë kufitare, por po transportohen nga plazhi për në tokë, në zonën urbane.
Ndoshta kjo është edhe ndonjë prej arsyeve pse policia jonë nuk është kurrë në ndjekje të trafikantëve që bëjnë kërdinë nga deti, pasi i kanë kthyer në taksi transportuese me përfitime personale mjetet e shtetit.
Mbase personat në fjalë janë të afërmit e ndonjërit që punon në polici, e në fund të fundit, pse të mos përfitojë nga mjetet e shtetit për të kënaqur qejfet personale?
Ndiqeni videon më poshtë

VIDEO

loading...