Policia jep detaje, ja me sa milionë do ia blinte qytetarëve votën militanti i LSI

loading...

loading...

Izmir Bushaj së bashku me të afërmin e tij Xhyher Bushaj, u vunë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Shkodrës pasi u kapën mat me lista votuesish dhe shuma parash të dyshuara se do t’u jepeshin qytetarëve në këmbim të votës së nesërme.
26-vjeçari banues në fshatin Kullaj, me detyrë doganier ne doganën e Vermoshit, në momentin e ndalimit iu gjetën brenda automjetit ku udhëtonin, tip “Hunday “me targa AA 797 MK një listë votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash.
Brenda në automjet u gjetën në total 51 copë kartmonedhash me prerje 20.000 lekëshe që me rrumbullakosje kapin vlerën e 100 mijë lekëve të reja apo 1 mln lekëve të vjetra.
Izmir Bushaj doli zbuluar për cilën parti po joshte qytetarët pasi në profilin e tij në Facebook u zbuluan foto me ish-Kreun e LSI, Ilir Meta dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
I ka bërë ca miliona LSI 8 vitet e fundit, po i hyn në sy 1-milionshi për të bërë edhe disa të tjera për 4 vitet e ardhshme?
NJOFTIMI I POLICISE:

Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

loading...