Policia italiane nxjerr 2 Lamborghini për të kapur Audin e shqiptarëve

Gjatë këtyre ditëve një bandë që dyshohet se mund të jetë e përbërë nga serbë ose shqiptarë i ka kallur tmerrin italianëve nëpër rrugë, me një Audi RS4 të verdhë me targa zvicerane, duke hyrë në autostradë në kundravajtje me mbi 150 km/h dhe duke u bërë shkak që një grua të aksidentohej dhe të humbiste jetën.

Audi RS4 që ka përhapur panik në autostradë është diçka që nuk është parë kurrë në të kaluarën shkruan la Repubblica.

“Kush janë? – pyesin veten te Asaps, shoqata e miqve të policisë rrugore – Përse sillen kështu? Mos është një sfidë ndaj forcave te policisë? Apo njëfarë nisme e ndonjë banditi të ri në një lloj kursi të përshpejtuar për kriminelë në një territor të lehtë (tonin)?”.

Sidoqoftë hëpërhë policia ka vënë në gjurmët e tyre dy Lamborghini Huracan që po patrullojnë në ato zona. Me ndihmën e helikopterëve natyrisht dhe të telekamerave të çdo lloji.

Në fakt policia italiane zotëron dy Lamborghini Huracan që i janë dhuruar nga shtëpia e Demit për arsye imazhi por që janë të rregullta për shërbim dhe që përdoren për transportin e organeve dhe për ndjekjet.

Makina shumë më të fuqishme dhe të shpejta se RS4-a: kanë një motor V10 5200 cc me 610 kuaj-fuqi dhe janë në gjendje të ecin deri me 325 km/h dhe të shkojnë nga 0 në 100 km në 3,2 sekonda.

Sigurisht, jo se RS4-a është e keqe, por është “vetëm” një V8 4200 cc me 450 kuaj-fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 km/h në 4,7 sekonda, me një shpejtësi maksimale të kufizuar në 250 km/h.

Ndoshta kjo “tapë” elektronike mund të jetë hequr por edhe në këtë rast Audi nuk mund ta kalonte dot kurrë shpejtësinë e Lamborghinit, duke qenë se edhe në këtë rast nuk do të mund ti kalonte dot 280 km

Lambo-620x330

122405965-d285d7a2-0c40-4a19-85ba-362b54b50c71