Policia ia konfiskon pasurinë milionëshe familjes Kqira

loading...


Familjes Kqira nga Prizren, Policia e Kosovës ia ka konfiskuar gati gjithë pasurinë. Disa pjesëtarë të kësaj familje, që ishin arrestuar në maj të 2015’tës për krim të organizuar, sot aksioni “Kristial” i Policisë ia ka marrë pasurinë që dyshohet se është përfituar me vepër penale.
Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarr sot në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar pasuri, para të gatshme dhe prona të familjes Kqira.Vlera e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro.

Bëhet fjalë për një hotel (448 m2); një restorant (327 me2); veranda (92 m2); një objekt (24 m2) parcelë tokë (6664 m2).

Po ashtu Policia e Kosovës ka konfiskuar para të gatshme 303.235,00 euro; 1.100,00 franga Zvicerane; 700 gram ari dhe 7 vetura private.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë shkurt për Express se aksioni ishte process i viti të kaluar ku u arrestuan 9 persona për fajde e krim të organizuar.

“Ne nuk mund të konfirmojmë më shumë, pasi që për këtë rast duhet të pyetet Prokuroria. Ky rast është në proces, për një grup prej 9 vetash që janë arrestuar vitin e kaluar, derisa sot janë bërë vetëm konfiskime të pronave që dyshohet se janë përfituar me vepër penale për këtë rast që është në proces “- ka thënë Kelani për Express.
maxresdefault-1462524482-6951487_1462531344-337634

loading...

loading...