Policia e New Yorkut mbyt një person të pafajshëm – VIDEO

0Policia e New Yorkut kanë mbytur një person me ngjyrë në SHBA pasi që e kanë ngulfatur gjatë arrestimit. Mirëpo e tëra që kishte bërë ai person ishte që kishte ndërprerë një zënkë në mes të disa personave.

Edhe në video mund të shihet që ai u thotë policëve ta lënë të qetë, pasi që e tëra që kishte bërë ishte ndërprerja e një zënke. Ndërsa në momentin që disa policë së bashku e shtrin atë për toke, ai disa herë u thotë që nuk mund të marr frymë, ju lutem më lëshoni.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh dhe si pasoj ai ndërron jetë. E tërë ngjarja është filmuar nga fqinjët e tij./Zëri