Policia e Kosovës arreston një serb për krime lufte

loading...

Policia e Kosovës sot ka arrestuar serbin Ivan Radivojevic, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
f.0726183519570_m

loading...

Lajmin e ka konfirmuar për Express Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund ta konfirmoj se sot rreth orës 13 e 30 në pikëkalimin kufitar Jarinje, zyrtarët policor të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar serb i cili kërkohej me urdhërarrest si i dyshuar për krime lufte”, ka thënë Kelani për Express.

Arrestimi sipas Kelanit është kryer pasi policia ka verifikuar të dhënat e të dyshuarit. Tash me Radivojevicin do të merret njësia për krime lufte e EULEX-it. /LajmeOnline/

loading...