Policia e Durrësit zbardh detaje të reja rreth vrasjes së biznesmenit (Foto)

loading...


Policia e Durrësit ka zbardhur të tjera detaje rreth vrasjes së Shpëtim Shalës, i ekzekutuar mesditën e sotme në zonën e plazhit.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore ndaj 39-vjeçarit është qëlluar 15 herë me kallashnikov, kryesisht në anën e majtë të trupit, çka solli vdekjen e tij të menjëhershme.
Policia bën me dije se Shala disa ditë më parë ka patur konflikt me një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, rezulton se autori i ka dalë në rrugë dhe i ka kërkuar të ndalojë makinën Shalës.
Dyshohet se 39-vjeçari e ka njohur autorin dhe e ka ndaluar automjetin, por ende pa e hapur xhamin e anës së majtë nga ana e shoferit, autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.
Shpëtim Shala është një emër i njohur për blutë e qytetit bregdetar, pasi rezulton i skeduar më pare për zotërim lëndësh narkotike. I njohur ndryshe si Tim Shala, ai ka qenë pronar i një plazhi privat afër vendit ku u vra sot.
I ndjeri është marrë edhe me biznesin e lojërave të fatit, duke marrë herë pas here biznese të ndryshme me qira. Policia ka shoqëruar 15 persona, dëshmitarë por edhe të dyshuar për të zbardhur vrasjen e tij. /shekulli
d1

loading...

d2

loading...