Polici shqiptar i ankohet kosovarit se nuk ka ngrënë bukë (Video)

Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo vit në pikat doganore shtohet fluksi i emigrantëve. Emisioni “STOP” transmetoi një rast të shëmtuar të një efektivi policie, i cili në mënyrë indirekte i kërkon para qytetarit nga Rugova e Kosovës. Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore drejt Kosovës i kërkon atij të shkarkojë mallin. Qytetari i kërkon të mos e vonojë më tepër, pasi ndjehej i lodhur prej rrugës nga Milano deri në pikën doganore të Kukësit. Polici, për t’i marrë atë që kërkonte, e vë në “sedër” qytetarin duke përdorur shprehjen “A je shqiptar a çfarë je”?! Qytetari nëpërmjet një kamere të instaluar në makinën e tij, na servir të plotë të gjithë bisedën që ka bërë me efektivin në pikën doganore të Kukësit.