Polici që kreu vrasjen në Deçan: Kisha punë me një pe…

loading...


I dyshuari për vrasjen në Deçan, Polici Shefqet Kameraj ka dalë të martën para gjykatësit të procedurës paraprake, ku edhe dha versionin e tij. Gjykata, pas seance do të vendosë masën ndaj policit Kameraj, pasi prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim.
Shefqet Kamberi, pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili qëlloi për vdekje Ilmi Lufajn dje në orët e hershme të mëngjesit afër stacionit të policisë në Deçan, e ka dhënë versionin të ngjarjes para gjykatës.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Kamberi ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se nuk ka pasur të bëjë me një person të rëndomtë.

“Nuk kam pas të bëj me një qytetarë të thjeshtë dhe të ndershëm por me një të dyshuar i cili ka qenë 10 vjet i dënuar dhe ka shumë raste në policinë e Deçanit për vepra të ndryshme penale”, ka thënë Kamberi, raporton Kallxo.com.

Deklarata e tij është bërë në seancën për caktimin e paraburgimit.
Prokurori Haxhi Sinani ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj pjesëtarit të policisë nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të vrasjes.

Kërkesa e Sinanit dallon nga komunikata e policisë e cila kishte vlerësuar se vrasja ishte bërë “në mbrojtje të nevojshme”.

Në arsyetimin e kërkesës, prokurori ka nënvizuar se polici duhet të qëndrojë në paraburgim edhe për shkaqe të sigurisë pasiqë marrëdhëniet në mes dy familjeve janë acaruar dhe policia është duke ruajtur shtëpinë e policit Kamberi.

Kërkesa e prokurorit është quajtur absurde nga avokati Haxhi Qekaj i cili ka sqaruar se klienti i tij veprën e ka kryer në vetëmbrojtje e poashtu natën kritike edhe pse ka qenë në pushim kishte shkuar për të punuar jashtë orarit me kërkesën e eprorëve të tij.
gz

loading...

loading...