Polici në Florida godet me grushta gruan e prangosur(VIDEO)

loading...

Një oficer policie është arrestuar me akuzën e ushtrimit të dhunës dhe është shkarkuar menjëherë nga detyra, pasi goditi në mënyrë brutale një grua në Florida të SHBA.

Këto janë pamjet që kanë tronditur opinionin publik, ku oficeri 26–vjeçar, Akinjemi Borisade, qëllon vazhdimisht 31-vjeçaren Mayra Martinez, e cila ndodhej nën pranga dhe e kishte të pamundur të mbrohej.

“Kishte mënyra të tjera për ta zgjidhur situatën dhe ushtrimi i dhunës nuk ishte aspak i nevojshëm. Mund ta kishte bllokuar në një pozicion ku ajo mos të kishte mundësi të lëvizte, e përsëris nuk duhet ta godiste “- deklaroi zv.Sherifi i Jacksonville, Pat Ivey.

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi pasi pronaret e klubit të natës ku punonte Mayra Martinez, kishin kërkuar ndihmen e forcave të rendit për shkak të sjelljes së pahijshme të saj.

Nën efektin e alkoolit ajo kishte kundërshtuar 2 oficerët dhe kjo solli edhe acarimin e mëtejshëm të njerit prej tyre.

Në pamje femra pasi goditet disa herë rrezohet pa ndenja në tokë.

Gjatë momentit kur ndodhi ngjarja aty gjendeshin dhe ofiocerë të tjerë policie të cilët nuk ndërhynë për të qetësuar kolegun, megjithatë autoritetet informojnë se ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor.

god

loading...

loading...