Polici gjobit X5-n, plas sherri me dy kuksianët (VIDEO)

safe_image-7

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit, ku dy kuksianë kanë rrahur dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’ju vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre BMW X5, Menjëherë pasi shikojnë policin rrugor, dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq. Situata ka dalë jashtë kontrollit aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar. Ndërsa njëri nga djemtë duke e shtyrë i ka kërkuar të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe, duke e shoqëruar këtë kërkesë me sharje.

http://dai.ly/x4ueypg