Pogradec, lëkundje tërmeti, 3.7 ballë i shkallës rihter

TERMET

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme rreth orës 12:06 në qytetin e Pogradecit.

Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave, tërmeti në Pogradec ka qenë me magnitudë 3.7 i shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë qenë me intensitet 4-5 ballë. Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.