Po vjen Rasmussen

loading...

loading...
Bëhet e ditur se nesër sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të vizitojë Kosovën. Gjatë kësaj vizite në Shtabin Kryesor të KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, ai do të ketë një konferencë për media.

Po ashtu gjatë vizitës delegacioni I NATO-s do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Volker Halbauer, dhe me përfaqësuesit kyçë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin Agim Çeku dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Vizita e sekretarit të NATO-s Rasmussen në Kosovë bëhet pas dhënies së autorizimit për hapjen e dialogut për MSA-në me Kosovën nga BE-ja.

loading...