Po vjen një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, ja cfarë do ndodhë pas pak muajsh

Tashmë është zyrtare, Samiti i radhës me krerët e gjashtë vendeve ballkanike dhe liderëve të Bashkimit Evropian do të mbahet në Sofje me 4 Maj 2018.

Kjo u konfirmua një ditë më parë gjatë takimit që zhvilloi kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Sipas Borisov, Bullgaria së bashku me Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë do të luajnë rolin e ndërmjetësve të mëdhenj mes Brukselit dhe rajonit, me qëllim integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, Tusk theksoi angazhimin e BE që të mbështesë avancimin e vendeve të rajonit me qëlim realizimin e reformave të kërkuara. Pikërisht në këtë pikë, siç raporton Klan Plus mund të vijë edhe një lajm i mirë për Shqipërinë. Kjo pasi, faktorë ndërkombëtarë dhe zyrtarë të lartë kanë përsëritur se hapja e negociatave për vendin tonë mund të ndodhë në vitin 2018.

Gjithnjë nëse Shqipëria realizon reformat e kërkuara nga BE, dhe më konkretisht atë të Drejtësisë. Për këtë arsye, duket tashmë se vendi ynë dhe aspiratat europiane kanë një datë dhe një afat kohor të kufizuar, me qëllim arritjen e objektivit të shumë pritur: atë të hapjes se negociatave me BE-në.

Pak ditë më parë, gjatë vizitës së tij në vendin tonë, eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein theksoi se negociatat për vendin tonë mund të hapen që në vitin e ardhshëm. Por po ashtu kjo mbetet në dorë të vetë Shqipërisë, se sa do të mundë të realizojë prioritet e vëna nga BE.