‘Po vdesin…’, telefonata e 16-vjeçarit nga Shkodra që shpëtoi 18 emigrantët shqiptarë

loading...

Ka qenë telefonata e 16 vjeçarit Sentiliano P nga Shkodra, e cila i ka shpëtuar 18 shqiptarët që po emigronin me një gomone drejt Britanisë së Madhe.
Këtë bën të ditur gazeta italiane “Corriere Della Sera”, e cila sot i ka kushtuar një shkrim ngjarjes të disa ditë më parë.

Gazeta italiane shkruan se djaloshi që njoftoi të afërmin në Itali donte që të shkonte në Londër. Për udhëtimin ka paguar 12 mijë euro ku fillimisht është dërguar në Gand në Belgjikë ku është strehuar nga një familje franceze. 16-vjeçari i ka rënë numrit të xhaxhait që jetonte në Milano. Pas alarmit të dhënë nga ai autoritetet italiane kanë njoftuar Londrën dhe Parisin.

“Më ka telefonuar nipi im. Është në një gomone. Po vdes”. Më këto fjalë alarmuese i është drejtuar policisë së Milanos në 02:00 të natës, xhaxhai i njërit prej 18 personave që po mbyteshin në Kanalin mes Francës dhe Britanisë.

Më pas policia italiane ishte përpjekur për të kontaktuar me një person që gjendej në gomone por pa rezultat.

Policia telefonon përsëri të afërmen për të kërkuar detaje. Ajo tregon se shqiptarët ishin nisur nga Belgjika. Sipas gazetës mësohet se policia italiane ka njoftuar autoritet franceze nëpërmjet një mesazhi SOS, çka ka bërë të mundur që drejt vendit ky dyshohek se ishte varka të nisë një helikopterë dhe dy varka shpëtimi.

Ndërkohë që në varkë përveç 18 shqiptarëve ndodheshin edhe dy anglezë duke përfshirë këtu një grua me dy fëmijë.

Telefonata

–Më thërriti nipi im. Është në një anije. Po vdesin.

Zotëri, ju ku ndodheni?

–Baranzate, qytet i vogël në veri të Milanos.

-Po nipi juaj ?

–Në det, me djemtë e tjerë shqiptar, për në Angli, por gomonia është prishur…

-Nga ku janë nisur?

– Nga Belgjika.

– Ku ndodhen tani ? Ka ndonjë adresë?

–Më tha se ata shohin dritat e anijeve te tjera. Ndoshta ata janë afër bregdetit. Por po përmbysen, nxitoni!

11

loading...

loading...