Po ushqente beben me gji, gabimi i nënës i kushtoi jetën djalit 2 muajsh

Ndërsa ushqeni fëmijët me gji kini gjithnjë kujdes, sepse aq sa është i shëndetshëm është edhe i rrezikshëm nëse nuk e keni vëmendjen gjatë këtij veprimi.

E tillë ka qenë edhe historia fatkeqe e nënës Kristin dhe vogëlushit të saj 2 muajsh, John. Nëna ndihet keq për atë që i ka ndodhur dhe kërkon të ndajë me të gjitha nënat e tjera eksperiencën si një mënyrë që ndoshta do të shpëtojë edhe jetën e vogëlushëve të tjerë kudo në botë. Ajo nuk do që edhe një nënë tjetër të përjetojë makthin që po kalon.

Fëmija humb jetën në krahët e nënës

Pasi fëmija u zgjua i uritur në mes të natës, nëna e merr në krahë për ta vendosur në gji, dhe djali po thithte normalisht në momentin që Kristin u kthye sërish në gjumë, për t’u rizgjuar kohë më vonë dhe për të lëvizur djalin nga gjiri…ajo kuptoi fatkeqësisht se çarçafi ishte rrotulluar rreth fëmijës dhe ai ishte mbytur.

Nëna e re, Kristin ka një thirrje:

Nuk ka rëndësi sa e lodhur je apo sa kohë ke pa vënë gjumë në sy, kur vjen puna tek ushqyerja e fëmijës çohu dhe qëndro ulur në një karrige apo kudo që nuk ekziston mundësia të të zërë lehtë gjumi, kjo veçanërisht gjatë natës. Bebi im, engjëlli im u largua nga kjo jetë vetëm për faj timin, unë e ushqeva shtrirë në shtratin tim dhe si rrëshqiti drejt çarçafëve ku gjeti edhe vdekjen. Këtë tragjedi nuk duhet ta kalojë asnjë prind, është shkatërrim.”/ Burimi: pernenat.al