Po transportonte me valixhe dy krahë njeriu, burri tmerron punonjësit me përgjigjen e tij

Rojet e sigurisë në një stacion autobusësh në Kinë janë shtangur nga kontrolli i valixhes së një prej pasagjerëve për shkak se në të ndodheshin dy krahë njeriu.

50-vjeçari nuk i ka kaluar dot skanerit pa u vënë re prania e gjymtyrët e njeriut, madje ai ishte mjaft i qetë teksa pozicionohet për të kaluar në kontroll.

Ai u ndalu nga punonjësit, të cilët i shokoi edhe më tepër kur u tha se kishte një arsye të mriz për këtë transport të gjymtyrëve.

I marrë në pyetje burri shpjegoi se dy krahët i përkisnin vëllait të tij, i cili i kishte humbur gjymtyrët në një aksident të tmerrshëm, shkruan “Shanghiist.com”.

Por, sipas besimeve fetare dhe traditave kineze një person duhet të varroset me të gjitha pjesët e trupit kur vdes dhe ky rast nuk bën përjashtim. Megjithëse burri deklaroi se po i transportonte krahët në fshatin e tij të lindjes që t’i ruante deri kur të vinte dita që të gjendej trupi i plotë nga aksidenti dhe të varrosej i plotë.

Pas gjithë peripecive dhe vërtetimit se vllai i tij kishte vdekur vërtet, autoritetet kineze nuk e lejuan burrin të hipte në autobus me gjymtyrët e të vëllait në valixhe.