“Po tradhtoi burri, fajin e ka gruaja”, tërhiqet nga deklarata Imami shqiptar: U keqkuptua

Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi është shprehur gjatë një deklarate se arsayeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila nuk i jep hakun burrit gjatë natës, ose nuk i kushton rëndësi pamjes fizike për t’i pëlqyer burrit dhe ai shkon e sheh gratë jashtë shtwëpisë.

Por pas kësaj deklarate që është shpërndarë masivisht në internet, Imami është tërhequr duke postuar një video ku shprehet se gruaja është për burrin parajsa në tokë. Ai këshillon burrat t’i duan familjet dhe gratë e tyre dhe t’iu përkushtohen.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta degjojnë të gjithë”, shkruan ai.

Pjesë nga video

Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas?! I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja. Dhe krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë. Ky është kushtrimi i Kuranit, të tjerat janë përralla. Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë, i çoi në Xhenet, i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga xheneti, humbi xheneti, humbi rehatia, tha a e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort? Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në Xhenet në këtë botë. Qetësohuni tek Xheneti i tokës që është një bashkëshorte e mirë. A pse kjo është femra në Islam, nuk rrihet femra? Jo, jo kjo është femra në Islam, Xheneti është nën këmbët e nënës, femra e barabartë me Xhenet. Tha kush i rrit tre vajza, i edukon, i marton shkon në Xhenet. Kjo është femra në Islam, të tjerat janë që i shton njeriu. Krijoi mes çiftit, dashuri dhe mëshirë. Në një ajet tjetër iu thotë bashkëshortëve, silluni me to me mirësi.

Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta degjojnë të gjithë!

Posted by Elvis Naçi on Freitag, 29. September 2017