“Po të kishte çmim Nobel për liri e sakrificë, ai do t’i takonte Familjes Jashari” (Video)

loading...


Shumë forca ushtarake serbe ia kishin mërsyer Prekazit, mëngjesin e 22 janarit të vitit 1998. Cak i tyre ishte shtëpia e familjes së Shaban Jasharit, babait të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem e Hamëz Jashari. Pas një rezistence të armatosur, Ushtria e Policia serbe u tërhoq pa sukses. Por pala serbe nuk u ndal me kaq.

Ata u kthyen në Prekaz të Skenderajt vetëm pak ditë më vonë, për ta sulmuar përsëri kullën e Jasharajeve.

5 marsi i vitit 1998, ishte edhe dita kur heroikisht ranë Shabani, Ademi, Hamza bashkë me shumicën e anëtarëve të familjes, përfshi gra e fëmijë.

Pamjet e vrasjes së kësaj familje u bën krye-lajm dhe u transmetuan nga shumë media gjithandej botës. Varrimi i tyre u bë në Prekaz, pak ditë pas vrasjes së tyre. Ndërkohë që kryengritja e UÇK-së kundër pushtetit të atëhershëm vazhdonte, derisa flijimi i komandantit legjendar Adem Jashari me familje u bë frymëzim për ushtarët.

Por, as aksionet e ushtrisë serbe nuk u ndalen. Shkatërrimi i fshatrave dhe dëbimi i njerëzve nga vatrat e tyre vazhdoni.

Pas vdekjes se Adem Jasharit, UCK-së, iu shtuan shumë vullnetarë dhe u bë ushtri më e organizuar E goxha luftë u bë ndërmjet ushtarëve të UCK-së dhe atyre të ish Jugosllavisë, deri të bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe.

Por, gjithçka mori kahe tjetër një vit me vonë, po këtë muaj, kur edhe filluan bombardimet e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë jugosllave. Pas rreth 78 ditë sulmesh, pushteti i atëhershëm që drejtohej nga Sllobodan Millosheviq, tërhoqi forcat nga Kosova.

Ndërsa, familja Jashari u shndërrua në simbol të qëndresës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Njëri ndër kryeadministratorët e parë të Misionit të OKB-së në Kosovë, me vonë edhe ministër i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, në Prekaz pati deklaruar se po të kishte çmim Nobel për liri e sakrificë, pa dyshim që ai do t’i takonte Familjes Jashari. /Klan Kosova/
forca

loading...

loading...