Po pini ujë me limon për të rënë në peshë? Duhet patjetër t’i dini këto 3 gjëra

loading...


Uji i ngrohtë me limon është kthyer në trendin më të ri të dobësimit. Shumë femra e konsumojnë atë në sasi të tepruar që të bien peshë menjëherë, por nuk dinë efektet anësore të tij. Shihni efektet anësore të ujit të ngrohtë me limon para se të pini gotën e katërt për sot:
Së pari, limoni është acid më vete, prandaj njerëzit që kanë pH të ulët (njerëzit me stomak të ndjeshëm) duhet të mos e konsumojnë shumë.
Konsumimi tepërt i ujit me limon mund të shkaktojë ulcerë në stomak.
Së dyti, fanatikët e limonit duhet të bëjnë kujdes me smaltin e dhëmbëve, pasi aciditeti i lartë mund ta dëmtojë atë dhe t’i ekspozojë dhëmbët ndaj problemeve të shumta. “Nuk duhet të pini ujë me limon gjatë gjithë ditës siç bëni me ujin e zakonshëm,” thotë eksperti i dietave, Jackey Ballou. Nëse nuk e shpëlani gojën me ujë natyral, acidi do të qëndrojë në dhëmbë dhe do t’i dëmtojë. Sipas Ballou, njerëzit nuk duhet të pinë më shumë se dy filxhanë me ujë të ngrohtë me limon në ditë.
Së treti, keni mënyra të tjera më pak të dëmshme për të rënë në peshë, të cilat nuk do t’jua dëmtojnë dhëmbët dhe nuk do t’u shkaktojnë ulcerë në stomak. Ketë janë 2 pijet më efektive se uji me limon për humbjen e peshës.
s

loading...

loading...