Po notonte nën ujë, i hedhin dinamit nga gomonia, merr plagë të rënda në mushkëri vlonjati

loading...

loading...

Ilir Ahmeti nga Orikumi i Vlorës ka mbetur i dëmtuar në zonën e mbrojtur të Karaburunit, nga hedhja e një sasie lënde plasëse dinamit, ndërsa ky i fundit ishte duke notuar pikërisht në këtë zonë.

Ahmeti ishte zhytur në thellësi me bombola, ndërsa sasia e lëndës plasëse mësohet se është hedhur nga një gomone që lëvizte shume pranë tij.

Si pasoje ai ka marrë plagë në veshë dhe mushkëri, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga autoritetet e pikës së shërbimit të zonave të mbrojtura në zonën e “Shën Janit” në Karaburun, ndërsa me pas është njoftuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet.

Ahmeti ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohet nga burime të policisë se deri më tani është një person i dyshuar por ende nuk behet i ditur identiteti i tij.

Drejtoresha e zonave të mbrojtura në qarkun Vlorë Lorela Jazaj, ndërsa ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë me dije pasojat që mund të vijnë nga hedhja e lëndëve plasëse në det ka theksuar se është një ngjarje e rëndë, ndërsa po punohet me policinë për identifikimin e autorit të ngjarjes, teksa gjithashtu ky është rasti i parë i evidentuar gjatë këtij sezoni turistik

Aktualisht i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikun për jetën, ndërkohë që rikthehet për fat të keq fenomeni i hedhjes së lëndëve plasëse në det dhe në zonat e mbrojtura.

Karaburuni është e vetmja zonë e mbrojtur në vendin tonë, ndërsa pavarësisht rasteve të pakta, hedhja e lëndëve plasëse dinamit në det dëmton faunën e zonës, por mbi të gjitha sjell edhe largimin e pushuesve, në një kohë kur Karaburuni po prezantohet fort si një nga destinacionet e rëndësishme turistike dhe mbetet nga më të preferuarat së bashku me ishullin e Sazanit si nga turistët e huaj ashtu edhe vendas.

loading...