“Po, kam bërë seks, e kam filmuar dhe më pëlqeu. Por, jam një viktimë”

news94744-530x300i pretendon se është “thellësisht i hidhëruar” për ata ç’ka ndodhi, por këmbëngul: “Ajo nuk ishte minorene dhe ishte e vetëdijshme, si për konsumuar aktin seksual ashtu edhe për vendimin për ta filmuar skenën me celular”.

Kjo ka qenë dëshmia e një 22-vjeçari në komisariatin e policisë së Pozzuoli-t në Itali, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

I riu, student, ka përfunduar në qendër të skandalit të radhës për shkak të videove me përmbajtje seksuale që janë bërë ‘virale’ në internet. Aq shumë janë përhapur saqë vajza, partnerja e tij, nuk ka shkuar më shkollë për shkak se i vinte turp.

I riu ka denoncuar një ndërhyrje në celularin e tij, me të cilin ishte filmuar skena seksuale, megjithatë hetimet priten të zbulojnë nëse ka qenë një haker që ka shpërndarë pamjet apo vetë 22-vjeçari protagonist.

Megjithatë, ai ka thënë se “nuk kam qenë që e kam ngarkuar videon online, nuk e kam hedhur unë në internet”.

22-vjeçari tregoi se për ekzistencën e videove e kanë njoftuar dy miq të tij.