Po hanin e po pinin, vdiqën në të njëjtën tryezë –vdekja misterioze e dy miqve

Kur dy njerëz po gëzonin bashkë një darkë verore me mish të pjekur dhe pije u gjetën të vdekur në Authon-du-Perche, fshati francez u gjend në qendër të asaj që dukej të ishte një vdekje e mistershme.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vdekja u duk e mistershme pasi që as trupi i Olivier Boudin, 38, i gjetur shtrirë në shpinë në tokë, ose ai i Lucien Perot, 69 vjeç, i ulur në tryezën e tarracës para pjatës gjysmë të përfunduar, nuk kishin treguar shenja të ndonjë sulmi apo beteje dhe nuk kishte asnjë shenjë të një ndërhyrjeje ose grabitjeje.

Një fqinje që i dalloi ata në orën 6 të mëngjesit kishte supozuar se ata ishin duke fjetur nga efektet e mbrëmjes.

Mirëpo, edhe në mesditë e njëjta grua kuptoi që të dy burrat nuk kishin lëvizur asnjë muskul dhe u përpoq por pa sukses për t’i zgjuar, pasi zbuloi se ata veçse ishin të vdekur.

Dhe vdekja e tyre e tillë e menjëhershme kishte mbetur mister deri së fundmi, kur po pretendohet se me të vërtetë ata kishin vdekur, jo nga ndonjë sulm, përcjell Telegrafi .

Mjekët kanë sugjeruar se njeriu më i moshuar, i cili kishte më shumë se 2.4g/l alkool në gjakun e tij, ishte mbytur pasi përpiqej të gëlltiste një copë brumi prej 44g pa e përtypur siç duhet, pasi thuhet se kishte disa dhëmbë që mungonin.

Ata gjithashtu kanë sugjeruar se më i riu, i cili kishte një gjendje gjenetike problematike, kishte një atak në zemër kur kishte parë shokun e tij duke vdekur.

Ata, sipas banorëve lokalë njiheshin se një “çift” që shpesh darkonin bashkë dhe ishin sikurse “babë e bir”.

“Ata nuk kishin armiq dhe kishin jetuar një jetë të thjeshtë. Ata sigurisht që nuk ishin njerëz që duhen marrë nga mafia”, ka thënë një fqinj.