Plumb në gojë shokut, shqiptari rrezikon 12 vjet burg

Shqiptari Jasin Sulo që vrau shokun e tij gabimisht, rrezikon të dënohet me 12 vjet burg. Kjo është kërkesa e prokurorisë, ndërsa vendimi pritet të merret nga gjykata muajin tjetër.

Sulo vrau më 31 dhjetor të vitit të kaluar mikun e tij, Ermal Abdushi, 26 vjeç, ngjarje e ndodhur në Itali. Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar të mbahet më 1 qershor.

Abdushi u qëllua me një pistoletë tip “Magnum 44”, në shtëpinë e Sulos. Vrasja ndodhi nga pakujdesia pasi loja me pistoletën doli jashtë kontrollit.

Por, fakti që Sulo u largua pas ngjarjes, e rëndon pozitën e tij para ligjit. Vëllai dhe motra e 26-vjeçarit të vrarë kanë kërkuar një dëmshpërblim monetar prej 500 mijë euro.jasin-sulo-1