Plot yje në finalen e Wembleyt

loading...

loading...

Triumfi i Andy Murrayt në Wimbledon ishte një sukses historik për të. Tenisti skocez ia doli ta fitojë turneun e dytë të madh të tenisit Grand Slam, pasi në finale e mposhti serbin Novak Djokovic 3-0 në sete.
Rooney2
Pa dyshim, kjo ngjarje u konsiderua aq e rëndësishme në Britaninë e Madhe, sa që i pranishëm në stadiumin Royal Box të Wimbledonit i pranishëm ishte edhe Kryeministri britanik, David Cameron.
Natyrisht, në këtë eveniment aq të rëndësishëm s’kish se si të mungonin sportistët. I pranishëm në spektaklin e dhuruar nga Murray ishte futbollisti i Manchester Unitedit, Wayne Rooney.
Cameron
Ndërkaq, çuditërisht aty mungoi bashkëkombësi i Murrayt, trajneri legjendar i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson.
I pranishëm në stadium ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jackues Rogge.
Victoria
Në stadium u pa edhe bashkëshortja e futbollistit David Beckham, këngëtarja Victoria dhe shumë yje të tjera të sferave të ndryshme. /LajmeOnline/

loading...