PlayStation 4 prezentohet në panairin E3?

playstation-4-concept-001

Nënkryetari i Sonyt për argëtim shtëpiakm Hiroshi Sakamotom në deklaratën e tij për faqen Emol të Kilit, ka dhënë disa paralajmërime që PlayStation 4 do të mund të prezentohej para panairit të sivjetshëm Electronic Entertainment Expo (E3), i cili mbahet në qershor.Sakamoto ka deklaruar që data e prezentimit dhe plasimit të PlayStation 4 është akoma sekrete, por ka theksuar që PlayStation i ri është duke u zhvilluar, dhe e vetmja gjë që mund të thuhet është që janë të fokusuar në panairin E3, ndërsa paralajmërimet zyrtare janë të mundura edhe më herët, gjegjësisht në maj.

Por, nëse PlayStation i ri prezentohet në E3, shfrytëzuesit do të mund ta blejnë vetëm kah fundi i vitit.

Sipas thashethemeve që janë përhapur deri tani, PlayStation i ri do të bazohet në versionin e posaçëm të procesorit katërbërthamësh të AMD-së, A8-3850, me takt pune prej 2,9 GHz dhe kartelën grafike gigahercëshe me 1 GB memorie të vetën.