Plasin skenat lesbike mes Jonildës, Elonës dhe Joanës

jonilda-elona-joana-300x266

Festa e beqarisë  e organizuar nga “Vëllai i Madh” ndez fantazinë  erotike të vajzave.

 

Ka qenë një natë ndryshe ajo që banorët e “Big Brother 6” kanë përjetuar brenda mureve të shtëpisë së vëzhguar të enjten. “Vëllai i Madh” vendosi t’i veçojë djemtë nga femrat, duke festuar në ambiente të ndryshme, të ndarë nga njëri-tjetri. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin të rrethuar në tavolina duke pirë diçka dhe duke aluduar rreth sekretit që mund të fshihet, duke u bazuar në njoftimin e “Vëllait të Madh” se kjo festë është një indikacion për njërin nga banorët. Vajzat hodhën dyshime se në shtëpi mund të ketë një gay apo një lesbike, apo kush mund të jetë homoseksual, ndërkohë që gjatë lojërave me njëra-tjetërn kanë përfunduar me puthje në buzë. Nga dyshimet për biseksualët ato hoqën Ilirin, Viganin, Shpendin, duke aluduar për Marselinin. Nga ana tjetër, djemtë kanë bërë lojëra të ndryshme dhe mundje me njëri-tjetrin. Të pakursyera me puthje në buzë janë treguar Elona, Joana dhe Jonilda.