“Plasin grushtet” në plazhin e Durrësit, e pabesueshme arsyeja e sherrit

loading...

loading...

Dy banorë të zonës së plazhit në Durrës janë përplasur fizikisht me njëri- tjetrin. Njëri prej burrave ka qëlluar me grusht në fytyrë tjetrin, ndërsa shkak është bërë konkurrenca midis tyre për të marrë një pushues në një banesë me qira.

Njëri prej banorëve ka ofruar 8 euro qira në natë, ndërsa tjetri i kishte thënë 10 euro në natë, duke bërë që pushuesi kosovar të shkojë tek banesa me e lirë.

Dy banorët kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe menjëherë ka ndërhyrë policia e rendit e cila ishte në plazhin e Durrësit, duke bërë shoqërimin e tyre për në komisariatin e Durrësit.

Mungesa e pushuesve në plazh, ka bërë që çmimet të ulen në minimum, përsa i përket akomodimit të pushuesve që preferojnë banesat e jo hotelet e shtrenjta.

Midis banorëve të plazhit ka një konkurrencë të ashpër për të strehuar pushuesit nga Kosova, të cilët këtë vit janë të paktë në numër, duke bërë që çmimet e banesave të bien në minimum gjatë këtij sezoni veror./durreslajm

VIDEO

loading...