Plasaritje në xhamin e aeroplanit, pilotët e kuptojnë tek pas ngritjes!

Passport.jpg1

Fluturimi AA65 u nis me një orë vonesë nga aeroporti i Cyrihut. Menjëherë pas ngritjes, pilotët lajmëruan për një urgjencë. “Ka një plasaritje në xhamin e parmë të aeroplanit”.

“Ndoshta ka ndodhur pas ngritjes së aeroplanit, pasi që do të vërehej nga pilotët”, ka thënë Ian Bradley, zëdhënësi i American Airlines për mediat zvicerane, transmeton Telegrafi.

Se prej nga ka mundur të vie deri tek plasaritje, ende nuk dihet.

Në momentin që pilotët e zbuluan defektin, lajmëruan emergjencën dhe si rezultat, fluturimi u devijua drejt aeroportit Heathrow në Londër.

Pasagjerët, me anë të një aeroplani tjetër, kanë fluturuar drejt New Yorkut. /Telegrafi/