Plas xhelozia mes kolegesh, Ledi Vokshi vrer ndaj Dafina Zeqirit

loading...

uueb9sne92dzs9eu-330x185

loading...
Paraqitja e këngëtares Dafina Zeqiri në natën përmbyllëse të vitit te show “Apartamenti 2XL” ka ngjallur debate të shumta te fansat nëpër rrjetet sociale. Disa e kanë përkrahur e disa të tjerë edhe e kanë ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet, për shkak të mendjemadhësisë për të cilën fansat e akuzojnë kohëve të fundit. Kritika për këtë mënyrë të sjelljes së saj ka pasur edhe nga media të ndyshme, por që Dafinës siç duket nuk i bëhet vonë aspak.

Përveç fansave, për këtë shfaqje të këngëtares Zeqiri vrer në profilin e saj ka hedhur dhe këngëtarja tjetër, Ledi Vokshi, e cila nuk ka mundur ta kuptojë Dafinën nëse nuk di të flasë apo ka luajtur rolin e divës. Siç duket, kjo paraqitje e këngëtares Zeqiri ka irrituar tej mase këngëtaren Vokshi, saqë ka shprehur mllefin e saj përmes “Facebook”-ut.

Nuk dihet nëse ky ka qenë reagim momental i këngëtares, por pas këtij komenti të shpërndarë nëpër faqe të ndryshme të “facebook”-ut ka ngjallur reagime të shumta për fansat e Dafinës./LajmeOnline/

loading...