Plas sherri për shezlongët në Durrës, shefi i hotelit ofendon pushuesit: Merri futi në b***

loading...

loading...

Ndodh rëndom që në sezonin e verës pronarët e shezlongëve të bëjnë kërdinë duke abuzuar me çmimet sidomos tek ata turistë që dallohen që nga theksi që kanë ardhur nga Kosova për të pushuar.
Situata bëhet më e nxehtë kur ata nuk i dorëzojnë kuponët tatimorë pasi kjo është mënyra e vetme për të zbuluar mashtrimin që bëjnë me çmimet çdo ditë duke i rritur me disa mijë lekë.

Menaxheri dhe punonjësit e hotel “Iliria” në Durrës janë konflikuar ashpër me disa pushues, të cilët i kërkonin kuptonin tatimor me të drejtë por punonjësi nuk ia dorëzonte.

Dje shezlongu u ka kushtuar dy zonjave dhe zotërisë që u konfliktuan me stafin 3 mijë lekë të vjetra ndërsa ditën e sotme punonjësi i kishte marrë 4 mijë lekë të vjetra. Për një pushues kosovar të hotelit ky çmim do të shkonte në 5 mijë lekë të vjetra ditën e nesërme.

Stafi i hotelit ishte përfshirë në një debat i cili degjeneroi në sharje me pushuesit dhe më pas u përfshi edhe drejtori i hotelit i cili e ndyu edhe më shumë situatën duke i ofenduar pushuesit me fjalë të rënda.

Në video jane 3 zonja dhe 1 zoteri ku debatojn per te drejten e tyre. I kerkuan kupon tatimor dhe punonjesi i shazlloneve nuk ia jep. Pas pak erdhi pronari i hotelit Iliria i cili erdhi duke i fyer e ofenduar.
Shazlloni kushton 300 ndersa punonjesi i kërkonte 400. Eshte e padrejt kjo gje!Ndersa komshiut kosovar qe ka ngjitur ne shazllon, punonjesi i ka thene sot e ke me 400 ndersa neser do rritet do behet me 500. Hoteli duhet te vendose aq shazllone sa ka dhoma ne hotel. Punonjesit i shohin qe jane kosovare dhe abuzojne me cmimet. Per kete arsye zonjat te cila banojne ne Durres e bene te madhe situatën.Djali me kapele eshte punëtori, djali me bluze te bardhe eshte pergjegjesi/shefi, ndersa vajza me pantallona serioze eshte menaxherja.Vajza po debatonte me zonjat dhe ne ate moment ka mbërritur shefi me nje tufe kuponash ne dore dhe ia hedh ne shazllon e i thote “meri futi ne b****”. Me pas zoteria qe eshte shtrire ndjehet i ofenduar dhe ngrihet dhe bisedojne ashper me njeri tjetrin.Zonjat te cilat kane ardhur ne plazh punonin ne Bashkine e Durresit dhe i njihnin mire ligjet duke ia shpjeguar shefit nje per nje. Shefi filloi duke i ofenduar me fjalët “nuk merrem me ju katnarët”,-shprehet dëshmitari i ngjarjes për JOQ.al.

Për këtë ngjarje ka patur një reagim nga stafi i hotel “Iliria” për redaksinë tonë:

Jeta osht qef Ju pergezojm per punen tuaj.
Un jam pjese e stafit drejtues te hotelit ku ka ndodhur “incidenti”.

Me vjen me te vertet keq qe njerzit sot nuk din te komunikojn dhe per me teper i shtremberojn ngjarjet.

Ajo cfar ka ndodhur sot eshte dicka e turpmshme si nga ana klientit po ashtu dhe nga ana stafit.

Zonja ka ardhur eshte ulur ne plazhin tone privat per te cilin ne ofrojm kte sherbim te rregullt dhe paguajm detyrimet qe nje biznes ka per detyr ndaj institucioneve te shtetit.

Zonjes ju ka ber cmimi i ditur para se te merte kete sherbim nga ana e biznesit dhe ajo ka pranuar ta mari kete sherbim kundrejt pageses dhe ketu stafi nuk eshte aspak fajtor.

Mbrapa zonja ka kerkuar te mos paguaj sepse punonte ne nje institucion shtetor por punonjesi nuk ka pranuar te mos paguaj klienti dhe ka therritur te stafin drejtues per kete problem.

Mbrapa zonja ka kerkuar kupon tatimor akoma pa paguar.

Por te dashur qytetar kuponi tatimor leshohet mbas pageses jo perpara dhe per kete ajo ka vazhduar ofendimet ndaj stafit kur ata i kan then si funksionon marja e kuponit.

Ajo ka kerkuar me ngulm kuponin para pageses dhe stafi ka shkuar te mari kuponin ende pa paguar klienti per ti treguar zonjes qe biznesi jone nuk e ka problem dhenjen e kuponit ndaj klientit kur ai/ajo paguan. Por menyra e shprejehes se atill nga ana stafit ka ardhur ngaqe klienti ka ofenduar perpara se kjo vidio te ndodhte.

Na vjen keq qe populli shqiptare ne cdo cep turistik ankohet per cmimet ne menyre duke ofenduar qytetaret e shteteve fqinje Jo nuk jemi kosovar jo nuk jemi turista kur sherbimin e marin te barabart.

Bashkia e Durrsit ofron plazhe publike per personat te cilet nuk deshirojn te marin sherbime ekstra kundrejt pageses.

Keshtu qe i kerkojm ndjes klienteve tane te per incidentin e ndodhur.

Por i rikujtoim qe neqoftese ata nuk jan dakort per ofrimin e sherbimit kundrejt pageses se caktuar nuk kan pse ta kerkojn dhe mbrapa te ankohen dhe te ofendojn e te thyein punonjesit e bizneseve sepse cdokush del per te punuar dhe per te mbajtur familjen e tij jo per tu ofenduar nga populli i cili nuk i pelqen te jete i barabarte me te tjeret.

loading...